Aktualitet

EMRAT/ Grabitën GLK-në luksoze në Yzberisht, arrestohen 3 persona në Tiranë, si u zbuluan nga kamerat e sigurisë

Shkruar nga Liberale

EMRAT/ Grabitën GLK-në luksoze në Yzberisht, arrestohen 3 persona

Policia e Tiranës ka arrestuar  tre të rinj që akuzohen se grabitën një automjet tip “Benz GLK” në një garazh në rrugën “Tre Dëshmorët”, Yzberisht.

Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit: Ambri Taga, 27 vjeç, Arlindo Taga , 29 vjeç, banues në Tiranë, dhe Kostandin Bregu, 33 vjeç, banues në Shijak, të akuzuar për veprën penale “Vjedhja”.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “GLK”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë.

Vodhën një automjet, në një garazh në rrugën “Tre Dëshmorët”, në Yzberisht, arrestohen 3 shtetas.

Procedohet në gjendje të lirë një shtetas, për moskallëzim krimi, si dhe punohet për kapjen e një shtetasi tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale, të autorëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “GLK”.

Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit A. T., 27 vjeç, A. T., 29 vjeç, banues në Tiranë, dhe K. B., 33 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. T., 27 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal, dhe po punohet për kapjen e shtetasit D. T.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se më datë 09.10.2024, shtetasi A. T., 27 vjeç, ka vjedhur një automjet tip “Benz”, në një garazh në rrugën “Tre Dëshmorët”, në Yzberisht. Shtetasi A. T., 29 vjeç, e ka shoqëruar me një automjet tjetër para, si dhe pas kryerjes së vjedhjes ka shoqëruar automjetin e vjedhur dhe kanë lëvizur të dy automjetet bashkë. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi K. B., ka dashur që t’i shesë automjetin e vjedhur shtetasit A. T., i cili dhe pse ka patur dijeni që automjeti është i vjedhur, nuk e ka kallëzuar atë pranë organeve kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH