Aktualitet

EMRAT/ Dy të plagosur në 'Don Bosko' Tiranë, reagon policia

Shkruar nga Liberale

EMRAT/ Dy të plagosur në 'Don Bosko' Tiranë, reagon

Dy është numri i të plagosurve nga të shtënat me armë në Tiranë. Policia ka reaguar lidhur me të shtënat e regjistruara në lagjen “Don Bosko”, duke theksuar se janë plagosur Kastriot Elezi 45 vjec dhe Ronaldo Metushi 22 vjec, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, ende nuk dihet identiteti i autorëve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.09.2024, në Don Bosko, në afërsi të OSHEE, janë plagosur me armë zjarri shtetasit K. E., 45 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH