Aktualitet

EMRAT/ Dënohen vëllezërit shqiptarë, kapen në çatinë e një shtëpie me kanabis (vlera 180,000 Euro) në përpjekje për të shpëtuar

Shkruar nga Liberale
EMRAT/ Dënohen vëllezërit shqiptarë, kapen në

 

Dy vëllezër shqiptarë u ngjitën në çatinë e një shtëpie, sipas mediave mediat britanike, dhe mbanin kanabis me vlerë 180 mijë euro, në përpjekje për t'i shpëtuar policisë . Gjykata e Nottingham dëgjoi se si Eset dhe Shahin Gjoni refuzuan të zbrisnin derisa u thirr zjarrfikësja dhe u siguruan shkallët, për t’i shpëtuar.

Në seancën e dënimit u dëshmua se si  dy emigrantët e paligjshëm nga Shqipëria kishin mbërritur në Britaninë e Madhe, njëri në pjesën e pasme të një kamioni dhe tjetri me gomone. Dy vëllezërit ndodhen aktualisht pas hekurave, dhe me shumë mundësi do të depërtohen, në vendin e tyre.

Ata u dënuan secili me nga tetë muaj.

Ishin 152 bimë dhe 3 kg kanabis të prerë që kishte një vlerë totale prej 60 mijë euro, gati për shitje me shumicë dhe 180 mijë euro me pakicë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH