Aktualitet

EMRAT/ Arrestohen dy trafikantët shqiptarë që kalonin kokainën nga Amerika Latine në Pisa dhe Romë! Pritet ekstradimi drejt Italisë

Shkruar nga Liberale

EMRAT/ Arrestohen dy trafikantët shqiptarë që kalonin

Dy pjestarët e grupeve kriminale të përfshirë në trafikune kokainës nga Amerika Latine në Itali, janë arrestuar në vendin tonë. 

Mësohet se këta shtetas, të organizuar si grup, gjatë periudhës 2018-2024, kanë trafikuar sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike Kokainë nga Amerika Latine dhe më pas e kanë shitur në qytetet Pisa, Firence, Livorno, Venecia dhe Romë.

Të arrestuarit janë shtetasit: Juljan Kollçaku dhe Maksim Ndoci, priten të ekstradohen në Itali.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera në kuadër të planit operacional ndërkombëtar antidrogë, të koduar “BOCA DEH RIO”, të iniciuar nga agjencitë ligjzbatuese në Itali, Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtorinë e Forcës së Sigurisë Kombëtare, me Byronë Kombëtare të Hetimit dhe me DVP-të Tiranë dhe Durrës, ekzekutuan vendimet e GjKKO-së, për:

-arrestimin e përkohshëm, me qëllim ekstradimin në Itali, të shtetasve J. K., 34 vjeç, banues në Kavajë dhe M. N., 30 vjeç, banues në Pukë, të akuzuar nga Gjykata e Firences, për trafikim të lëndëve narkotike, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal;

-kontrollin e ambienteve të lidhura me 20 shtetas të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Nga hetimet e kryera në kuadër të planit operacional “BOCA DEH RIO”, dyshohet se këta shtetas, të organizuar si grup, gjatë periudhës 2018-2024, kanë trafikuar sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike Kokainë nga Amerika Latine dhe më pas e kanë shitur në qytetet Pisa, Firence, Livorno, Venecia dhe Romë.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ekstradimin në Itali, të 2 shtetasve të arrestuar.

Materialet procedurale i kaluan SPAK-ut, për hetime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH