Aktualitet

Ekzekutimi i policit në Fier, drejtori i Policisë: Dyshohet si konflikt i çastit, ska lidhje me probleme hasmërie

Shkruar nga Liberale

Ekzekutimi i policit në Fier, drejtori i Policisë: Dyshohet si

Lorenc Panganika, drejtor i Policisë së Fierit i ka bërë thirrje Azgan Mërnica, autori i vrasjes së efektivit Novruz Cenalisë, që të dorëzohet, pasi përndryshe reagimi i policisë do të jetë i ashpër.

Drejtori i Policisë hodhi poshtë pistën e hakmarrjes dhe vrasja tha se ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit.

"Shërbente në policinë e Fierit prej 4 vitesh, prej 1 viti në FNSH.

Autori është Azgan Mërnica banues në Sulaj, po punojmë të kapim autorin. I bëjmë thirrje autorit të vetë dorëzohet pasi veprimi i policisë do të jetë i ashpër.

Pista kryesore është për motive të çastit. Ska lidhje me probleme hasmërie. Makina e autorit është gjetur. Ka qenë një konflikt i çastit", - tha Panganika.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH