Aktualitet

Ekzekutimi i Ardian Nikulaj/ Prokuroria e Lezhës mbyll hetimet për autorin portugez, dosja do dërgohet për gjykim

Shkruar nga Liberale

Ekzekutimi i Ardian Nikulaj/ Prokuroria e Lezhës mbyll hetimet për

Një vit pas ekstradimit të tij nga Maroku, Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka marrë të pandehur portugezin Ruben Saraiva, i vënë nën akuzë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Nën masa të rrepta sigurie, 29-vjeçari u paraqit këtë të premte në Prokurori, ku ju komunikua akuza e “vrasjes për gjakmarrje”, e kryer në bashkëpunim dhe “armëmbajtja pa leje”.

Pasi pala mbrojtëse të njihet me aktet, dosja hetimore do të dërgohet për gjykim në Gjykatën e Lezhës, e veçuar nga 5 personat e tjerë të vënë nën akuzë për këtë ngjarje, pasi organet e drejtësisë janë më pritje të ekstradimit të tyre nga Britania e Madhe.

I bindur se klienti i tij, nuk ka lidhje me vrasjen, avokati i portugezit, Kujtim Cakrani, thotë se do ta vijojnë betejën ligjore në gjykatë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH