Aktualitet

FAKT/ Ekstradimi i kriminelëve nga Dubai, meritë e Taulant Ballës si ish-ministër i brendshëm

Shkruar nga Liberale

FAKT/ Ekstradimi i kriminelëve nga Dubai, meritë e Taulant Ballës

Julian Meçaj dhe Plarent Dervishi, të dy shumë të kërkuar nga drejtësia shqiptare, njeri është ekstraduar nga Dubai dhe tjetri është deportuar. E teksa të dy u sollën në Shqipëri për të dalë para drejtësisë, ky sukses i takon në fakt ish-ministrit Taulant Balla. Sikurse edhe ekstradimet e tjera. 

Edhe Durim Bami pritet të esktradohet, ndonëse për momentin gjykata e Emiratëve të Bashkuara Arabe e ka vendosur në arrest shtëpie në Dubai.

Ndërkohë janë në listë edhe disa të tjerë.

Duhet theksuar se nuk ka marrëvëshje ekstradimi mes Shqipërisë dhe Emiratëve të Bashkuara Arabe, por ishte puna e posaçme e bërë nga ish-ministri i brendshëm Taulant Balla, i cili në kohën që ishte ministër udhëtoi personalisht në Dubai dhe kërkoi nga autoritetet e shtetit të Emiratëve që këto persona (dhe të tjerë) të sillen në Shqipëri për tu përballur me drejtësinë.

Dosjet ishin kopsitur përfekt dhe duket se rezultatet e sotme dhe të ditëve në vijim janë vepër e punës së Taulant Ballës, rezultate të cilat teksa përmenden si sukses i ditës ndosht janë "harruar" pa dashje. Natyrisht dosjet janë mbyllur për realizimin e tyre në koordinim të plotë me SPAK.

Në Dubai dihet se ndodhen bandat më të mëdha kriminale shqiptare. Njihet botërisht se Emiratet e Bashkuara Arabe nuk ekstradojnë njeri, qofshin kriminelët më të mëdhenjë të botës, por në rastin e Shqipërisë duket se Taulant Balla ia ka arritur si i pari ministër i brendshëm që të bind palën e Emiratëve për të sjellë kriminelët e parë të fshehur në Dubai.

Nga burime jo zyrtare flitet se nga Dubai do të sillen me pranga edhe tre personazhe të njohur të botës së krimit.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH