Aktualitet

Efektivi i policisë përplas 11-vjeçarin, i mituri niset me urgjencë në spital

Shkruar nga Liberale

Efektivi i policisë përplas 11-vjeçarin, i mituri niset me

Një efektiv policie në Kukës ka përplasur me automjetin e tij një fëmijë të moshës 11-vjeçe.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Bucaj-Kukës”, kur efektivi 25-vjeçar ishte jashtë shërbimit.

I mituri është dërguar me urgjencë në spital ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor, ndërkohë që Agjencia e Mbikqyrjes policore bën me dije se ka nisur hetimet në lidhje me rastin.

“Paraditen e sotme, në aksin rrugor “Bucaj-Kukës”, shtetasi K. C., 26 vjeç, (punonjës policie në Komisariatin e Policisë Kukës, jashtë orarit të shërbimit), duke drejtuar automjetin e tij, ka kapur me pasqyrën e automjetit, një 11-vjeçar, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Veprimet procedurale po kryhen nga Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Kukës-Dibër dhe Prokuroria, për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH