Aktualitet

E TRISHTË/ Ndërron jetë në moshë të re sipërmarrësi i njohur Dritan Mezini

Shkruar nga Liberale

E TRISHTË/ Ndërron jetë në moshë të re

Ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur ditën e sotme Dritan Mezini, një prej ekspertëve më të mirë në fushën e punësimit dhe teknologjisë se informacionit.

Lajmi i trishtë u bë me dije nga familjarët dhe miqtë e të ndjerit, i cili u nda nga jeta në lule të rinisë. 

Me një përvojë të pasur mbi 25 vite Dritan Mezini solli ekspertizë të plotë në fushën e sipërmarrjes, transformimit dixhital, të tregtisë elektronike, menaxhimit të projekteve, si dhe të burimeve njerëzore.

Ai dha kontributin e tij modest për një shoqëri krijuese, ku sipërmarrja, Inovacioni, dhe biznesi social të përfaqësohej sa më mirë dhe sa më denjësisht nga të rinjtë, për të dhënë rezultatet e pritshme.

Me një përvojë të pasur mbi 25 vjet, Z. Dritan Mezini, solli ekspertizë të zëshme në fushën e transformimit dixhital, burimeve njerëzore dhe të menaxhimit të projekteve.

Kush ishte Dritan Mezini?

Dritan Mezini, është diplomuar nga Universiteti i Tiranës në degën e Informatikës.

Ai gjithashtu, mbante dy diploma Master – në Administrim Biznesi me përqendrim në Menaxhimin e Sistemeve të Informacionit (MBA-MIS) nga Universiteti i Illinoisit Perëndimor Ëestern Illinois University (ËIU) në Macomb, IL, SHBA dhe në Menaxhimin e Projekteve (MPM) nga Keller Graduate School of Management Keller Graduate School of Managment, në DeVry University DeVry University of Chicago, IL, SHBA.

Dritani ishte një anëtar aktiv i disa shoqatave profesionale dhe të biznesit. Ai mbante pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv të Shoqatës së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Shqipërisë (AITA), President i Shoqatës Rajonale Balkan Deti i Zi dhe Baltik (3B-ICT) të shoqatave të TIK, ishte alumni i programit të shkëmbimit  Fulbright Netëork – the unofficialFulbright dhe ILVP, anëtar bordi i Shoqatës të Konsulentëve, anëtar Bordi i Protik Innovation Center Protik, Kryetar Bordi i Shkollës së Mesme Profesionale “Gjergj Canco”, antar i Komitetit Sektorial te TIK, si dhe trajner pranë Mjeshtëro Biznesin “Mjeshtëro Biznesin” të Vasil Naçit, Agna Leadership Academy Akademisë së Lidershipit AGNA, dhe Global Entrepreneurship Academy (GEA).

Prej disa kohësh ai ushtronte dhe jepte kontributin e tij ne zhvilimin e sportit, si këshilltar pranë Presidentit te Komitetit Olimpik Shqiptar Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH).

Gjithashtu, ai ishte përfaqesues i World Summit Awards, si Ekpert Kombetar i WWSA(WSA Global).

Dritan Mezini, ishte aktiv dhe në mjedisin e startup, inovacionit, diaspores, sipermarrjes në Shqipëri, rajon dhe me gjerë, si pjesëmarrës në juri, si mentor dhe trajner.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH