Aktualitet

E RRALLË/ Peshkatari kap peshkun "Koran" mbi 13 kilogramë në liqenin e Pogradecit (FOTO)

Shkruar nga Liberale

E RRALLË/ Peshkatari kap peshkun "Koran" mbi 13

Një peshkatar i zonës së Udënishtit, Pogradec ka arritur të kapë një peshk Koran më shumë se 13 kg në ujërat e liqenit.

Peshkatari që e ka kapur mësohet se është Ylli Jaçellari.

Prej vitesh 45 vjeçari ushtron peshkimin artizanal në liqen, por asnjëherë nuk kishte arritur të kapte një peshk me këtë peshë të tillë, e cila konsiderohet peshë shumë e rrallë edhe për peshkatarë të tjerë që ushtrojnë aktivitetin e tyre prej kohësh në liqenin e Pogradecit.

E RRALLË/ Peshkatari kap peshkun "Koran" mbi 13

Jaçellari tha se e ka shitur koranin 13.10 kg në një nga restorantet e zonës aty. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH