Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Rrëshen, ku një 38 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur gjatë kohës që po punonte.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tarazh teksa i riu ka qenë duke punuar me mjetin e tij të tipit fadromë.
Arbër Caka po rregullonte fadromën e tij teksa asidentalisht kova është shkëputur nga mjeti dhe i ka rënë 38 vjeçarit sipër duke e lënë të vdekur në vend.
Ndërkohë policia është nisur drejt vendit të ngjarjes për të mësuar më shumë detaje.
Njoftimi i Policisë:
“Në fshatin Tarazh, Rrëshen, shtetasi A.C, 38 vjeç, banues në Rrëshen, duke riparuar një defekt hidraulik të kovës së fadromës së tij.
Gjatë punës për riparimin e saj, aksidentalisht kova e fadromës ka rënë dhe ka goditur 38 vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.”