Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Mësohet se një 60-vjeçar me iniciale M.Ç ka rënë aksidentalisht nga lartësia, teksa po rregullonte antenën.
Gjithashtu si pasojë e plagëve të marra, 60-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Durrësit. Po ashtu grupi hetimor po punon për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e rastit.
“Në lagjen nr. 1 Durrës, dyshohet se aksidentalisht, ka rënë nga lartësia shtetasi M. Ç., 60 vjeç, banues Tiranë (i cili po rregullonte një antenë).
Si pasojë e plagëve të marra, 60-vjeçari ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Durrës. Grupi hetimor po punon për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e rastit”, njofton policia.