Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Pukë, ku një 38-vjeçar ka dhunuar dhe ka tentuar të përdhunojë një 74-vjeçare.
Mësohet se në pranga ka rënë Fatmir Shyti 38 vjeç, person me precedent të mëparshëm kriminal për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Ndalimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 74-vjeçare.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë, bënë ndalimin e shtetasit F. Sh., 38 vjeç, person me precedent të mëparshëm kriminal për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Ndalimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 74-vjeçare.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura e mbetur në tentativë”, njofton policia.