Një 66-vjeçar, është gjetur pa shenja jetë në fshatin Mariçaj të Memaliajt.
Sipas njoftimit paraprak të policisë, dyshohet se 66-vjeçari ka ndërruar jetën për shkaqe natyrale, pasi nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dokumentimin e plotë të ngjarjes.