Aktualitet

E RËNDË në Durrës, gruas i hapin profil fals në TikTok dhe e ofendojnë publikisht, nëna e 4 fëmijëve i jep fund jetës

Shkruar nga Liberale
E RËNDË në Durrës, gruas i hapin profil fals në TikTok

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur tri ditë më parë në një fshat të Sukthit.

Një 41-vjeçare nga fshati Vadardhë i Sukthit ka humbur jetën në spital, pasi është dërguar me urgjencë nga familjarët.

Sipas burimeve tē medieve bëhet me dije se nëna e katër fëmijëve është vënë para një presioni tepër të madh shoqëror dhe më pas dhe në familje. Kjo pasi persona të paidentifikuar kanë hapur profil false në emër të saj, duke e sharë dhe ofenduar me fjalë fyese.

E gjendur përballë kësaj situate dhe pa mundur të kërkojë ndihmë, ajo ka konsumuar një sasi fotoksine, për t’i dhënë fund tmerrit me të cilin po përballej publikisht.

Gruaja ishte punonjëse në një fabrikë në zonën e Fllakës dhe dyshohet se ndonjë prej punonjëse të tjera në të njëjtën fabrikë, kanë hapur profile denigruese në rrjetin social Tik-Tok, duke i shkaktuar gjendjen e rëndë psikologjike apo edhe probleme në familje.

Ndërkohë ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia e qytetit bregdetar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH