Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ U rrëzua nga pallati ku punonte, humb jetën 28-vjeçari

Shkruar nga Liberale

E RËNDË NË TIRANË/ U rrëzua nga pallati ku

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Paraprakisht mësohet se një 28-vjeçar ka rënë nga lartësia e pallatit ku punonte dhe si pasojë ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:20, në rrugën “Aleksandër Mojsiu”.

Tiranë/Informacion paraprak:

Më datë 27.05.2024, rreth orës 08:20, në rrugën “Aleksandër Mojsiu”, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi A. F., 28 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH