Aktualitet

E RËNDË NË SELENICË/ Humb jetën 24-vjeçari, po punonte në guroren e fshatit (EMRI)

Shkruar nga Liberale

E RËNDË NË SELENICË/ Humb jetën 24-vjeçari, po

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Brataj, Selenicë pasditen e sotme, pasi një punëtor 24-vjeçar i identifikuar si Jurgen Veshaj, ka humbur jetën aksidentalisht gjatë punimeve me skrep, ku është dëmtuar nga gurët. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

"Rreth orës 15:30, në fshatin Brataj, Selenicë, shtetasi J. V., 24 vjeç, punëtor në guroren e këtij fshati, dyshohet se aksidentalisht gjatë punimeve me skrep, është dëmtuar nga gurët dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.", njofton Policia. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH