Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Maliq, ku një 68-vjeçar ka tentuar të përdhunojë një vajzë të mitur, 8-vjeçe.
Sipas deklarimeve të familjarëve, i moshuari me iniciale P.L. e ka zhveshur 8 vjeçaren me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale.
Mësohet se ka qenë një vajzë tjetër më e rritur në moshë, që i ka parë tek këndi i lojërave tëk shkolla e fshatit dhe ka ndërhyrë menjëherë për të larguar të moshuarin.
Sipas banorëve, i moshuari ka qenë i martuar, me dy fëmijë, bashkëshortja me fëmijët jetojnë jashtë vendit, ndërsa ai jetonte i vetëm në shtëpi.
I moshuari u arrestua nga policia, ndërsa ka nisur edhe hetimi për rastin në fjalë.