Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Gruaja ndërron jetë pak pasi shkoi në spital, dyshohet se kishte...

Shkruar nga Liberale

E RËNDË NË FIER/ Gruaja ndërron jetë pak pasi shkoi

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur ditën e sotme në Fier. Pararpralisht bëhet me dije se një 60-vjeçare ka ndërruar jetë, pasi ka konsumuar lëndë helmuese, fotoksinë.

Sipas policisë, në Spitalin Rajonal Fier, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasja V. D., rreth 60 vjeçe banuese në fshatin Hasturkas, njësia administrative Libofshë, me probleme të shëndetit mendor.

Pavarësisht ndihmës mjekësore, ajo humbi jetën, ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH