Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ 36-vjeçari fut në makinë vajzën e re me probleme të shëndetit mendor dhe e ngacmon se*sualisht

Shkruar nga Liberale

E RËNDË NË FIER/ 36-vjeçari fut në makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku sipas policisë një 36-vjeçar ka ngacmuar seksualisht një vajzë të re, me probleme të shëndetit mendor.

Sipas uniformave blu, shtetasi M.Xh., 36 vjeç ka marrë 21-vjeçaren në makinën e tij dhe e ka ngacmuar seksualisht.

Personi i ndaluar është M. Xh., 36 vjeç, banues në Tiranë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin M. Xh., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka marrë në automjetin e tij dhe ka ngacmuar seksualisht, një shtetase 21 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor”, sipas njoftimit të policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH