Aktualitet

E RËNDË/ Makina përfundon në kanal, 25-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spitalin e Lushnjës

Shkruar nga Liberale

E RËNDË/ Makina përfundon në kanal, 25-vjeçarja

Një mjet tip “Hyunday Tuckson” ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës automobilistike Lushnje-Berat ne afërsi të fshatit Çiflik.

Mjeti ka dalë nga rruga dhe për pasojë drejtuesja e tij një 25-vjeçare është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia në vendngjarje po dokumenton aksidentin dhe disiplinon trafikun.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë dhe lagështisë në rrugë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH