Aktualitet

E RËNDË/ Konsumoi mbidozë medikamentesh, ndërron jetë 43-vjeçarja në Klos

Shkruar nga Liberale

E RËNDË/ Konsumoi mbidozë medikamentesh, ndërron jetë

Një 43-vjeçare ka humbur jetën në Klos, si pasojë e një mbidoze medikamentesh.

Mësohet se shtetësja me iniciale V.Z., dyshohet se konsumoi një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore antidepresiv në orët e para të mëngjesit të sotëm në banesën e saj.

43-vjeçarja, u transportua për mjekim në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në gjendje të rëndë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH