Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë një person brenda banesës së tij në Delvinë, informacionet e para (EMRI)

Shkruar nga Liberale

E RËNDË/ Gjendet i pajetë një person brenda

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur sot në Delvinë, ku një person është gjetur pa jetë brenda në banesën e tij.

Një person ishte bllokuar në banesën e tij dhe kanë qenë komshinjtë e pallatit që kanë lajmëruar forcat zjarrfikëse.

Pas marrjes së informacionit, zjarrfikëset u nisën drejt vendngjarjes, si dhe grupi i shërbimit së bashku me automjetin e shpëtimit.

Pas prerjes së zgarës së hekurit të dritares, u bë e mundur hapja e portës së blinduar dhe u konstatua se pronari i shtëpisē, Ramo Imeri, 75 vjeç, kishte ndërruar jetë.

Ndërkohë, policia dhe mjekësia ligjore po kryen veprimet e mëtejshme për të zbardhur shkakun e vërtetë të vdekjes së 75 vjeçarit. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH