Aktualitet

E RËNDË/ Ekzekutohet 27-vjeçari shqiptar në Londër (EMRI)

Shkruar nga Liberale

E RËNDË/ Ekzekutohet 27-vjeçari shqiptar në Londër

Një i ri shqiptar është ekzekutuar mbrëmjen e të hënës në Britaninë e Madhe.

Ngjarja ka ndodhur në Londër, teksa mësohet se viktima është 27-vjeçari Bajram Luli me origjinë nga Peqini, i cili kishte pak kohë që kishte mbërritur në Angli. Policia ka njoftuar se po heton për ngjarjen, po ende nuk ka të arrestuar. Po ashtu, nuk dihet asgjë mbi motivin e vrasjes.

Paraditen e sotme janë njoftuar edhe familjarët e viktimës, të cilët jetojnë në Shqipëri.

Ekzekutimi i Bajram Lulit e çon në dy numrin e shqiptarëve të vrarë në Angli gjatë këtyre tre muajve të parë të 2024.

Bledi Petraj 37 vjec u godit me thikë për vdekje në rrugën Queen Elizabeth’s Drive, N14 në Veri të Londrës më 4 Shkurt 2024. Një ditë më pas, Kozma Papa 21 vjeç, banues në Yate, Bristol, u arrestua dhe doli përpara “Willesden Magistrates Court”, i akuzuar për vrasjen e Bledi Petrajt./ Marrë nga Top Channel.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH