Aktualitet

E RËNDË/ E zë korenti tek Albcontrol në Rinas, humb jetën roja e “Illyrian Guard” (EMRI)

Shkruar nga Liberale

E RËNDË/ E zë korenti tek Albcontrol në Rinas, humb

Një punonjës sigurie i kompanisë “Illyrian Guard”, Han Draxhoshi, ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi ra në kontakt me energjinë elektrike gjatë detyrës së tij tek Albcontrol në Rinas.

Sipas familjarëve të viktimës, “Illyrian Guard” nuk ka dhënë deri më tani asnjë reagim zyrtar dhe nuk ka treguar përkujdesjen e duhur për të ndihmuar familjen në këtë situatë të vështirë.

Të afërmit kanë shprehur për JOQ shqetësimin se pas aksidentit, vetëm kolegët e punës u kujdesën për transportimin e tij në spital, ndërsa kompania dhe ndihma e shpejtë nuk kanë reaguar në kohë. Për më tepër, ata theksojnë mungesën e një raporti policor mbi ngjarjen, duke ngritur pikëpyetje mbi masat e sigurisë dhe përgjegjësinë e kompanisë për të siguruar kushte të përshtatshme në vendin e punës.

Familjarët e viktimës kërkojnë një hetim të plotë dhe po ashtu kërkojnë që “Illyrian Guard” të mbajë përgjegjësi për rrethanat e këtij incidenti fatal.

Mesazhi i familjarëve:

Pershendetje e nderuar Redaksi e JOQ Albania, kam nje shqetesim familjar, nje i aferm i imi, ka vdekur para gjysem ore pasi sot nga dreka ka rene ne kontakt me rrymen e energjise elektrike ne vendin e punes ku punonte roje me pronar Illyrian Guard te cilet tani as nuk lajmerohen me dhe nuk pergjigjen fare. I afermi im quhet Han Draxhoshi dhe pas ngjarjes u dergua ne Spitalin Nene Tereza tek djegiet, Plastika. Zoteria punonte roje tek Albcontrol, ILLYRIAN GUARD, te RADARI ne Rinas. Dhe simas informacioneve qe kam, vetem koleget e punes e kane derguar ne spital, jo ndihma e shpejte dhe nuk ka asnje raport te policise si dhe qfar ka ndodhur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH