Një 18-vjeçare ka përfunduar në spitalin e Fierit pasditen e sotme, pasi është plagosur me armë zjarri.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Liri Gero”, teksa e reja është dërguar në spital e plagosur. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, teksa ajo ka deklaruar se ka qëlluar aksidentalisht veten me armë.
Ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur shkakun e vetëplagosjes, por edhe se ku e reja e gjeti armën.
Rreth orës 17:30, shtetasja A. G., rreth 18 vjeçe, banuese në Fier, është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, e dëmtuar me armë zjarri, jashtë rrezikut për jetën (paraprakisht dyshohet se është vetëplagosur me pistoletë).
Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit.