Aktualitet

E RËNDË/ Dyshohet se një 58-vjeçar është mbytur në rezervuarin e Prrenjasit, nisin kërkimet për gjetjen e tij

Shkruar nga Liberale

E RËNDË/ Dyshohet se një 58-vjeçar është mbytur

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Prrenjas, ku një 58-vjeçar dyshohet se është vetëmbytur në rezervuar.

Ka qenë kushëriri i tij, i cili ka njoftuar sallën operative në orët e para të mëngjesit pasi 58-vjeçari ishte larguar nga banesa. Në afërsi të rezervuarit, janë gjetur veshjet dhe biçikleta e 58-vjeçarit me iniciale Xh. D, banues në Katjel.

Prrenjas/Informacion paraprak:

Rreth orës 01:00, të mëngjesit të sotëm, shtetasi Y. M. ka njoftuar sallën operative, se dyshonte se kushëriri i tij, shtetasi Xh. D., 58 vjeç, banues në fshatin Katjel, ishte vetëmbytur në rezervuarin e Prrenjasit, pasi në afërsi të rezervuarit, ai dhe familjarë të tjerë kishin gjetur veshjet dhe biçikletën e 58-vjeçarit. Gjithashtu, shtetasi Y. M. ka njoftuar se 58-vjeçari ishte larguar nga banesa, mëngjesin e djeshëm.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë, së bashku me familjarë, kanë nisur kërkimet përgjatë rrjedhës së rezervuarit. Gjithashtu, me qëllim gjetjen e trupit të shtetasit Xh. D., janë nisur polumbarët e RENEA-s.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH