Aktualitet

E RËNDË/ Aksident me vdekje në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 35-vjeçari

Shkruar nga Liberale

E RËNDË/ Aksident me vdekje në autostradën

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën Tiranë-Durrës. Paraprakisht bëhet me dije se shtetasi R. T., 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga.

Si pasojë i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak:

Më datë 04.07.2024, rreth orës 01:20, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi R. T., 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë shtetasi R. T. ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH