Aktualitet

E RËNDË/ 41-vjeçarja në Berat i jep fund jetës duke pirë fotoksinë, debatoi me bashkëshortin në telefon

Shkruar nga Liberale

E RËNDË/ 41-vjeçarja në Berat i jep fund jetës duke

Një ngjarje e rëndë raportohet sot, ku një 41-vjeçare nga fshati Bilçë i Beratit i ka dhënë fund jetës duke pirë fostoksinë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku vetë viktima Shpresa Kreku, pasi ka pirë fostoksinën, ka marrë vëllanë në telefon dhe i ka thënë “nuk mundem më vëlla, amanet fëmijët”.

Pas kësaj vëllai ka mbërritur menjëherë në banesën e motrës dhe e ka gjetur në gjendje kritike.

Fillimisht aii e ka dërguar motrën në Spitalin Rajonal Berat dhe më pas është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku edhe gjeti vdekjen pak minuta pas mbërritjes.

Sipas burimeve spitalore gruaja kishte pirë 3 kokrra fostoksinë, pas një debati në telefon me bashkëshortin e saj, Çlirim Kreku, i cili prej një viti jeton në Selanik, Greqi.

Kujtojmë një rast të ngjashëm pak ditë më parë, ku 47 vjeçarja Bardha Pali i dha fund jetë, duke u vetëvarur pasi zbuloi tradhtinë e të shoqit. Ngjarja e rëndë ndodhi një javë më parë në Pirgos të Greqisë.  E ndjera, para se të kryente aktin e rëndë, kiste publikuar në Facebook, një mesazh të gjatë duke treguar gjithë kalvarin e vuajtje, që sipas saj kishin ardhur si pasojë e tradhtisë së bashkëshortit, Ilir Pali.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH