Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit. Paraprakisht mësohet se një 39 vjeçar është gjetur i pajetë nga familjarët, ku dyshohet se është vetëvarur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Durrës/Informacion paraprak:
Rreth orës 09:10, në banesën e tij, në lagjen nr.7, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, shtetasi D. Sh., 39 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.