Aktualitet

E RËNDË/ 15 vjeçarja në Gjirokastër tenton t'i japë fund jetës, piu një sasi medikamentesh

Shkruar nga Liberale

E RËNDË/ 15 vjeçarja në Gjirokastër tenton t'i

Një 15-vjeçare ka tentuar t'i japë fund jetës duke konsumuar një sasi medikamentesh.

Sipas informacioneve nga Policia e Gjirokastrës, e mitura është paraqitur në spital për mjekim dhe fatmirësisht ka shpëtuar.

Dyshohet se 15-vjeçarja ka qenë në kushte depresive, ndërkohë pasi ka marrë mjekim është kthyer sërish në banesë.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Pasditen e djeshme është paraqitur në spital, për mjekim, një 15-vjeçare, e cila dyshohet se në kushte depresive ka konsumuar një sasi medikamentesh. Pas marrjes së mjekimit, ajo është kthyer në banesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH