Aktualitet

E rëndë/ Vetëvritet i burgosuri shqiptar në Itali, detajet e para

Shkruar nga Liberale

E rëndë/ Vetëvritet i burgosuri shqiptar në Itali, detajet e

Një ngjarje e rëndë është regjistruar orën 10:30 në Itali ku një shqiptar ka vrarë veten në burgun Sabbione.

Ndërkohë identiteti i tij ende nuk bëhet me dije ndërsa raportohet se ai ndodhej në burg për tentativë grabitje dhe dhunë në familje.

Lajmi është konfirmuar edhe nga, sekretari i përgjithshëm i sindikatës autonome të policisë italiane, Donato Sapece i cili në një deklaratë për mediat vendase shprehet:

“Jemi të tronditur dhe të thyer. Një i burgosur i jep fund jetës në burg, është një disfatë për shtetin dhe për të gjithë ne që punojmë në vijën e parë”.

Nuk dihen ende arsye që e kanë çuar shqiptarin drejt aktit të vetëvrasjes. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH