Aktualitet

E rëndë në Fier, burri bie nga kati i 5-të i pallatit dhe humb jetën

Shkruar nga Liberale

E rëndë në Fier, burri bie nga kati i 5-të i pallatit dhe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së martës në Fier. Paraprakisht raportohet se një 56 vjeçar ka rënë nga kati i pestë i pallatit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:40 në lagjen “Konferenca e Pezës”.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

"Rreth orës 14:40, në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier, dyshohet se ka rënë nga lartësia e katit të pestë të një pallati, shtetasi F. H., rreth 56 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit."- njofton Policia. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH