Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka dhënë urdhër për të kryer një inspektim në Drejtorinë Vendore të Policisë në Korçë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në qytetin e Pogradecit, ku ka humbur jetën 42-vjeçari Eglin Proga pas një konflikti.
“Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit do të vlerësojë të gjithë tërësinë e veprimeve dhe reagimit të punonjësve të policisë, prej momentit të parë të marrjes së njoftimit mbi ngjarjen, duke synuar nxjerrjen e përgjegjësisë dhe personave përgjegjës, nëse rezultojnë të tillë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kujtojmë që Proga u rrah për vdekje dhe më pas ndërroi jetë jetë në spitalin e Pogradecit.