Aktualitet

Ilir Beqaj lë qelinë, i prangosur dhe i rrethuar nga policia transferohet në…

Shkruar nga Liberale

Ilir Beqaj lë qelinë, i prangosur dhe i rrethuar nga policia

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka lënë përkohësisht qelinë dhe ka shkuar për të dëshmuar në Komisionin Hetimor Parlamentar për Sterilizimin dhe Check Up.

Ai u thirr ditën e sotme, pasi më herët dje dëshmoi biznesmeni Ilir Rrapaj. Beqja ka hyrë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit i prangosur dhe i shoqëruar nga forcat e policisë.

Beqaj ndodhet pas hekurave i akuzuar për shpërdorim të fondeve të SASPAC dhe gjithashtu nën hetim me masë “detyrim paraqitje” për koncesionin e Sterilizimit. Ditën e djeshme në këtë komision ka dëshmuar biznesmeni Ilir Rrapaj, gjithashtu i arrestuar për koncensionin e Sterilizimit.

Pas hetimeve dhe kërkesës së SPAK-ut, gjykata ka caktuar masë arresti me burg, për Beqajn dhe dy bashkëpunëtorë të tij, “arrest shtëpie” për dy persona të tjerë, si dhe “detyrim paraqitjeje” për dy persona.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH