Aktualitet

E FRIKSHME/ Masivi shkëmbor bie mbi makinë, disa të plagosur në afërsi të Shkallës së Tujanit

Shkruar nga Liberale

E FRIKSHME/ Masivi shkëmbor bie mbi makinë, disa të plagosur

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Arbrit, ku një masiv gurësh është shkëputur,  duke goditur një makinë.

Rrëshkitja e gurëve ka rrezikuar jetën e disa e pasagjerëve që udhëtonin me një fuoristradë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në afërsi të Shkallës së Tujanit këtë pasdite. Mësohet se në vendngjarje ka shkuar policia dhe ambulanca, të cilët u kanë dhënë ndihmën e parë qytetarëve, duke i dërguar drejt spitalit Nënë Tereza në kryeqytet. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH