Aktualitet

E FEJUAN pa dëshirë/ 29- vjeçarja nga Vlora vuante nga epilepsia (u rrah mizorisht nga babai, vëllai dhe i fejuari)

Shkruar nga Liberale
E FEJUAN pa dëshirë/ 29- vjeçarja nga Vlora vuante nga

Një 29-vjeçare nga Vlora ka përfunduar në spital pas dhunës barbare nga babai, vëllai dhe i fejuari i saj.

Kjo pasi e reja ka refuzuar të bashkëjetonte me partnerin, për shkak se familja e kishte fejuar pa miratimin e saj.

Mësohet se kanë qenë fqinjët ata që pasi kanë dëgjuar britmat e vajzës, kanë lajmëruar policinë.

Policia e ka gjetur vajzën në gjendje të rënduar fizike dhe psiokologjike, ndërsa bëhet e ditur se ajo vuante edhe nga epilepsia.

“Ngjarja ka ndodhur në banesën ku ajo jetonte së bashku me prindërit. Mësohet se shkak për ngjarjen ka qenë refuzimi i saj për të nisur bashkëjetesën me 34 vjeçarin. Familja kishte bërë një fejesë pa dëshirën dhe pa pëlqimin e saj. Rezistenca e 29-vjeçares solli dhunën nga i fejuari i saj, por edhe nga i ati dhe vëllai i saj. 29-vjeçarja është gjetur në kushte shuëm të rënda psiko-emocionale, por edhe fizike.

Ajo kishte shenja në trup, ndërsa është mësuar se ajo prej disa vitesh vuante nga epilepsia, apo sëmundja e tokës siç njihet në gjuhën popullore. Ndaj dhuna që i ëhstë ushtruar asaj nga tre familjarët e ka rënduar gjendjen e saj”,-tha gazetarja për Euronews Albania.

Uniformat blu kanë vënë në pranga babin e saj, Astrit Barjamin, vëllain Erlind Barjami dhe të fejuarin Armandi Janka.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga blutë e Vlorës, në banesën e 60-vjeçarit u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu dhe municion luftarak.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH