Aktualitet

E enjtja vjen me temperatura të larta, ja sa pritet të shkojnë në këtë qark

Shkruar nga Liberale

E enjtja vjen me temperatura të larta, ja sa pritet të shkojnë

Sipas MeteoAlb, pritet rritje e vlerave barike duke sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të motit të kthjellët dhe temperaturave të larta, ku më të theksuara kthjellimet do të jenë përgjatë vijës bregdetare.

Ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet moti pjesërisht në zonat e ulëta si edhe në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.

Pjesa e dytë të ditës dhe në vijim do të sjellë përmirësim të theksuara të kushteve atmosferike edhe në zonat malore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke u luhatur nga 9°C vlera minimale e shënuar në qarkun e Korçës deri në 35°C vlera maksimale e cila pritet në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë mesatare me shpejtësinë derti në 30 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH