Ildi Pajtoni, trashëgimtari i Qendrës Tregtare Pajtoni Center, ka ndërruar jetë tragjikisht pas një aksidenti me motor.
Bëhet me dije se 27 vjeçari, i angazhuar në biznes si administrator i kompanive të familjes, por dhe drejtues i bizneseve të vogla që kishte inicuar vet, ka ndërruar jetë më një ditë më parë.
Ikja e tij në lule të rinisë ka prekur thellësisht familjen dhe të afërmit, duke i lënë zemërthyer.
Pajtoni ishte i apasionuar pas sporteve dhe në rrjetet e tij sociale shihet të ketë postuar me jet ski të ndryshëm.
"Ah zemra e vëllait pse më le vetëm", ka shkruar vëllai i tij, Redi Pajtoni.
Theksojmë se familja Pajtoni është ndër më të njohurat në Tiranë për shkak të angazhimit në biznesit e mermerit dhe aktivitetin tregtar të Qendrës Tregtare "Pajtoni", e cila ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës. Në këtë moment tejet të vështirë për ta, të shumta kanë qenë dhe mesazhet ngushëlluese.