Personi në foto është Petro Piti, i cili fatkeqësisht humbi jetën mbrëmjen e sotme, pas një aksidenti të rëndë në aksin Lushnjë-Berat.
Autoboti i ngarkuar me lëndë hidrokarbute të cilën drejtonte, është përplasur rreth orës 18:30, me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin me iniciale A. T., i cili ndodhet në Komisariat.
25- vjeçari mbeti i bllokuar në kamion dhe u ndihmua nga qytetarët të cilët e nxorën nga automjeti, por fatkeqësisht Piti humbi jetën në spital.
Ai ishte ishte banues në Urën Vajgurore dhe kishte në pronësi karburantin Monopetrol, në lagjen "4 shtatori".