Aktualitet

“Dyshimet tona u konfirmuan”/ Gjetja e 4 trupave në lumin Buna, Taulant Balla: I bëj thirrje çdo gruaje të denoncojë dhunën

Shkruar nga Liberale

“Dyshimet tona u konfirmuan”/ Gjetja e 4 trupave në lumin Buna,

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, kërkon hetim të plotë për ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku një grua u mbyt me tre fëmijët e saj.

Në një reagim në rrjetet sociale pas përfundimit të operacionit të kërkim shpëtimit për gjetjen e trupave të pajetë, Balla falenderon palën malazeze dhe banorët e zonës për ndihmën. Ai i bën thirrje çdo gruaje të denoncojë çdo lloj forme dhune.

“Fatkeqësisht, dyshimet tona për ngjarjen e rëndë dhe shumë të trishtueshme në Shkodër u konfirmuan me gjetjen e trupave të nënës dhe fëmijëve. Tani duhet t’i shkohet deri në fund hetimit të plotë të rrethanave, shkaqeve dhe fajësisë së kësaj ngjarje të rëndë. Gjykata e Shkodrës ka konsideruar të ligjshëm arrestimin e bashkëshortit nga Policia e Shtetit, e cila ka dyshime të forta se dhuna në familje, presioni psikologjik kanë shtyrë viktimën drejt këtij akti tragjik. Gjej rastin t’i bëj thirrje çdo gruaje të denoncojë çdo lloj forme dhune.

Edhe pse kanë bërë detyrën dua t’i falenderoj polumbarët e RENEA dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Publike për angazhimin e tyre. Sapo kam falenderuar kolegun Danilo Šaranović, Ministrin e Brendshëm të Malit të Zi, për angazhimin efektiv të forcave të tyre policore gjatë kërkimit. Mirënjohje edhe banorëve dhe peshkatarëve të zonës për angazhimin e tyre në këto dy ditë të vështira”– shprehet Balla.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH