Një shofer taksie ka rënë pre e një grabitjeje nga dy persona në Tiranë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në zonën e ish Bllokut, ku dy personat, ende të paidentifikuar i kanë vjedhur një shumë parash shoferit dhe janë larguar, i cili shumën e parave e ka marrë në një pikë exchange dhe do ta dërgonte në bankë.
Taksisti kishte rolin e transportuesit të parave. Në momentin që ka marrë paratë nga pika e exchange, dy persona janë afruar te makina, i kanë thyer xhamin, kanë marrë shumë e parave dhe më pas janë larguar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.