Sport

EURO 2024/ Dramë në Hamburg, SHQIPËRI-KROACI 2-2! Ëndrra kuqezi vazhdon, përballë Spanjës!

Shkruar nga Liberale

EURO 2024/ Dramë në Hamburg, SHQIPËRI-KROACI 2-2! Ëndrra

Emocione, dramë dhe barazim pas 90 minutave të paharrueshme.  Shqipëria e mbylli në epërsi 1-0 pjesën e parë ndaj Kroacisë, falë golit të Qazim Laçit.

EURO 2024/ Dramë në Hamburg, SHQIPËRI-KROACI 2-2! Ëndrra

Kuqezinjtë ishin edhe më bindës në lojë, por në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka dhe brenda harkut të dy minutave, pas hutimit të mbrojtjes sonë, kroatët shënuan dy gola që përmbysën shifrat.

EURO 2024/ Dramë në Hamburg, SHQIPËRI-KROACI 2-2! Ëndrra

Në kohë shtesë, Gjasula vulosi barazimin 2-2. Kuqezinjtë morën pikën e parë dhe do të luajnë ndeshjen e  fundit me Spanjën, ku vetëm fitorja e mundshme i kualifikon direkt.

EURO 2024/ Dramë në Hamburg, SHQIPËRI-KROACI 2-2! Ëndrra

Por barazimi 2-2 e mban Shqipërinë në vendin e tretë, në Grupin B, pas dy ndeshjeve të para. 

EURO 2024/ Dramë në Hamburg, SHQIPËRI-KROACI 2-2! Ëndrra

Kuqezinjtë e Sylvinhos zbritën në fushë pas disfatës me Italinë 2-1, kurse kroatat humbën 3-0 me Spanjën. Trajneri brazilian kishte kryer zëvendësime në mesfushë dhe sulm, duke lënë në stol Seferin dhe Brojën, teksa Bajrami ka kaluar në krahun e majtë, me Laçin që luan në mesfushë dhe Manaj në krye të pjesës ofensive.

EURO 2024/ Dramë në Hamburg, SHQIPËRI-KROACI 2-2! Ëndrra

Kroaci-Shqipëri 2-2

GOLAT: Kramaric 74′, Gjasula (A.G) 76′ / Laçi 11′, Gjasula 94'

94' - Gol, Shqipëria barazon me Gjasuën, pas një goditje të saktë brenda zonës. Goli

76′ GOL KROACIA 2-1/ Pas një rrëmuje në zonë, Gjasula çon topin në rrjetën e tij. (VIDEO)

74′ GOL KROACIA 1-1/ Kramaric lëviz mirë në zonë dhe me të djathtën e çon topin në rrjetë. (VIDEO)

EURO 2024/ Dramë në Hamburg, SHQIPËRI-KROACI 2-2! Ëndrra

72′ Tjetër zëvendësim te Shqipëria. Largohet Laçi dhe në vendin e tij futet Gjasula.

69′ Zëvendësim te Kroacia. Largohet Petkovic dhe në vendin e tij futet Budimir.

64′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Asani dhe në vendin e tij futet Seferi.

63′ Asllani godet nga distanca, me topin që ndalet në duart e Livakovic.

46′ Ka dy zëvendësim te Kroacia. Largohen Majer dhe Brozovic dhe në vendin e tij futen Pasalic dhe Sucic.

EURO 2024/ Dramë në Hamburg, SHQIPËRI-KROACI 2-2! Ëndrra

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

31′ Asllani merr një top në zonë nga Asani dhe i vetëm me portierin ndalet nga Livakovic.

EURO 2024/ Dramë në Hamburg, SHQIPËRI-KROACI 2-2! Ëndrra

11′ GOOOL SHQIPËRIA 0-1/ Laçi godet me kokë pas një krosimi të Asanit dhe ndëshkon kroatët. (VIDEO)

1′ Shkelmohet topi i parë në Hamburg!

KROACIA: Livakovic, Juranovic, Sutalo, Gvardiol, Perisic, Modric, Brozovic, Kovacic, Majer, Petkovic, Kramaric.

SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Manaj.

EURO 2024/ Dramë në Hamburg, SHQIPËRI-KROACI 2-2! Ëndrra

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH