Aktualitet

Durrësi çel zyrtarisht sezonin turistik 2024

Shkruar nga Liberale

Durrësi çel zyrtarisht sezonin turistik 2024

Durrësi hapi mbrëmjen e së shtunës zyrtarisht sezonin turistik, por kushtet atmosferike nuk lejuan mbarëvajtjen e koncertit “Vala”, i parashikuar për t’u mbajtur në shëtitoren “Taulantia”.

Rrebeshi i shiut që goditi Durrësin për disa minuta, shkaktoi anulimin e tij, pasi të pranishmit nxituan drejt lokaleve dhe strehave përreth, për të mos u lagur.

Koncerti i së shtunës i paraprin një serie aktivitetesh të larmishme, që do të mbahen në ditët në vijim nën kujdesin e bashkisë Durrës.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH