Aktualitet

"Donim t'i jepnim një mesazh, por...", zbardhet dëshmia e një prej autorëve të sulmit ndaj Sokol Mëngjesit

Shkruar nga Liberale

"Donim t'i jepnim një mesazh, por...", zbardhet dëshmia

Zbardhet dëshmia e një prej autorëve të sulmit të djeshëm ndaj avokatit Sokol Mëngjesi në zonën e ish-Bllokut. Ky i fundit vijon të mbetet në gjendje të rëndë në reanimacion në monitorim intensiv. 

Një prej autorëve të arrestuar, (i cili u vetëdorëzua), Dorian Alia, ka thënë se ata donin thjesht t'i jepnin "një mesazh" avokatit, duke mos menduar se situata do të rëndohej kaq shumë.

"Shkuam për t’i dhënë një mesazh. Nuk e menduam që situata do të rëndohej kaq dhe avokati do të merrte kaq dëme të rënda.", mësohet të ketë thë një prej autorëve të arrestuar, Dorian Alia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH