Një 42-vjeçar është arrestuar në Lushnje pasi ka dëmtuar dhe djegur automjetin e një shtetasi.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
“Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi shtetasin K. Sh.(B)., 42 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka dëmtuar dhe më pas ka djegur automjetin e një shtetasi, për motive të dobëta. “, njofton policia.