Aktualitet

"Do të të nxjerr videot intime", 23-vjeçari detyron adoleshenten të pijë ilaçe! Shpallet në kërkim i riu në Gramsh

Shkruar nga Liberale

"Do të të nxjerr videot intime", 23-vjeçari detyron

Policia e Gramshit ka shpallur në kërkim një 23-vjeçar, i cili përmes shantazhit ndaj një vajze të mitur, se do i postonte në rrjetet sociale materiale që cënonin privatësinë e saj, e ka shtyrë vajzën drejt vetëvrasjes.

17-vjeçarja sipas policisë, e vënë nën shantazhin e 23-vjecarit, konsumoi një sasi medikamentesh mjekësore, por fatmirësisht ndërhyrja në kohë e mjekëve, bëri që të shpëtojë dhe të mos rrezikojë jetën e saj.

Pasi tregoi gjithçka në polici, se djali i bënte presion dhe e shantazhonte me mesazhe në rrjetet sociale. Më pas uniformat blu e shpallën në kërkim 23-vjecarin me inicialet P.K, me banim në Gramsh.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH