Aktualitet

Do paguhen me rrogat e deputetëve/ Ja sa shkon dëmi financiar i karrigeve të djegura në Kuvend

Shkruar nga Liberale

Do paguhen me rrogat e deputetëve/ Ja sa shkon dëmi financiar i

Për bllokimin e punimeve të kuvendit dhe djegien e karrigeve, deputetët e opozitës nuk rrezikojnë vetëm ndëshkim me përjashtim nga jeta parlamentare por edhe sanksione financiare.

Top Channel mësoi se kostoja e një karrigeje prej atyre që u dogjën nga deputetët e opozitës ka vlerën e 35.000 lekëve. Me këtë çmim nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, janë blerë në 2010 kur salla e kuvendit pësoi një rinovim total.

Të hënën kjo zjarr vënie prej deputetëve të PD, shkrumboi 30 karrige, vlera të cilave në total shkon në 1.050.000 lekë. Kjo kosto të dëmit të shkaktuar do të paguhet prej deputetëve të përfshirë në zjarr vënie. Kuvendi i Shqipërisë, thotë se ka ngritur një grup pune për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara.

“Në përfundim të këtij vlerësimi, deputetët e përfshirë do të ngarkohen me përgjegjësinë e dëmshpërblimit të plotë financiar. Karriget e djegura prej tyre nuk janë të tyret, po janë të popullit shqiptar dhe janë blerë e mirëmbahen ashtu si edhe të gjitha pajisjet e tjera, me taksat e shqiptarëve. Zëvendësimi i plotë i tyre dhe i çdo pajisjeje tjetër të dëmtuar do të bëhet ekskluzivisht me të ardhurat që do t’u mbahen nga paga deputetëve të përfshirë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Kjo ishte panorama e jetës parlamentare një ditë pas qëndrimit të radikalizuar të opozitës në raport me Kuvendin e Shqipërisë. Në komisionin parlamentar për punët e jashtë ku deputetët e opozitës lanë bosh karriget e tyre. Ky komision, vijoi vetëm me prezencën e deputetëve socialist.

Mungesën e argumentuan me faktin se për ta është më e vlefshme zbritja në bazë dhe mobilizimi për protestën e të hënës. Në fakt një kontradiktë me deklarimet e një dite më parë nga ku deputetët e opozitën u shprehën për vijimin e rezistencës edhe në komisionet parlamentare përfshi seancat plenare. E njëjta situatë edhe në komisionet e tjera parlamentare paraditen e të kësaj të marte.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH