Aktualitet

Djali sapo ishte kthyer nga Italia. Si u shkaktua TRAGJEDIA në Lushnjë!

Shkruar nga Liberale
Djali sapo ishte kthyer nga Italia. Si u shkaktua TRAGJEDIA në
Lidio Hoxha

Roland dhe Lidio Hoxha, babë e bir po punonin në vinçin i cili ra në kontakt me linjën e tensionit të lartë e më pas flakët shpërthyen masivish

Ata ishin duke punuar në vinç ku me ndihmën e tij ngrinin 2 bombola oksigjeni me të cilat po kryenin saldime në pjesën e tarracës.

Djali sapo ishte kthyer nga Italia. Si u shkaktua TRAGJEDIA në
Roland Hoxha

Dyshohet se gjatë punës një bombol u shkëput nga vinçi dhe u përplas në tokë duke shkaktuar një shpërthim që shkatërroi gjithçka dhe mori jetën e të dyve.

Nga fuqia shpërthyese u shkëputën telat e tensionit të lartë 110 kv që kalonin sipër magazinës që po ndërtohej nga deputeti i Partisë Socialiste prej 2 mandatesh në Lushnje Bujar Çela, i cili mbeti i plagosur së bashku me pesë persona të tjerë të cilët kanë qenë duke punuar në magazinën e tij. Të dëmtuarit u transportuan në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa për manovratorin e vinçit Roland Hoxha i cili ndërroi jetë në vendngjarjen dhe të birin Lidio, i cili ndërroi jetë 2 orë më vonë, mjekët nuk mundën të bëjnë gjë, pasi dëmtimet ishin të konsiderueshme. Ai mësohet se sapo ishte kthyer nga Italia. Për ta ishte dita e parë e punës ne këtë kantier qe rezultoi dhe e fundit.

Magazina ku ata po punonin u shkatërrua plotësisht ndërkohë që deme të konsiderueshme morën edhe bizneset të tjera në ketë zonë industriale si edhe disa banesa.

Zona ku ndodhi shpërthimi u konservua si vendngjarje dhe policia nisi hetimet. Ekspertët zjarrfikës, forcat xhenio, hetuesit dhe ekspertët do të rikthehen sërish ne vendngjarje për të bërë një këqyrje me drite natyrale.

Hetimet do të kryhen edhe për kriteren e ndërtimit të këtij kapanoni metalik poshtë linjës së tensionit të larte 110 kv i cili sipas ekspertëve krijon induksion në një distancë deri në 3 m.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH