Aktualitet

Ditë me diell dhe temperatura deri në 28 gradë celsius, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shkruar nga Liberale

Ditë me diell dhe temperatura deri në 28 gradë celsius,

Ditën e Mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme e me masa ajrore të thata me origjinë jugperëndimore. Moti pritet të jetë me kthjellime dhe me kohëzgjatje të orëve me diell si dhe vranësira mesatare në orët e mesditës.


Era pritet të fryjë me drejtim jug-juglindje me shpejtësi 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi  8-10m/sek, shoqëruar  me dallgëzim në dete të forcës 1 ballë./Marrë nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore  6 deri 20°C

në zonat e ulëta 8 deri 28°C

në zonat bregdetare 9 deri 27°C

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH